Brian D. Joseph

Brian D. Joseph (shqipto: Brajën D. Xhouzef) ka lindur më 22 nëntor 1951. Ai është gjuhëtar amerikan i specializuar në fushën e gjuhësisë historike . Mban titullin Profesor i Shquar i Gjuhësisë në Universitet dhe është profesor i Institutit Kenneth E. Naylor në Universitetin Shtetëror të Ohajos . [1] Interesat e tij kërkimore përfshijnë ndryshimin e gjuhës, gjuhësinë greke, gjuhësinë ballkanike dhe teorinë morfologjike . Ai u zgjodh Anëtar i Shoqatës Filozofike Amerikane në vitin 2019. Brian Joseph mori një diplomë të shkallës së parë (bachelor) në gjuhësi nga Universiteti Yale, ndërsa masterin dhe doktoraturën në gjuhësi nga Universiteti i Harvardit. Gjithë karrierën e tij profesionale ai e ka kaluar në Universitetin Shtetëror të Ohajos. [2]

Brian D. Joseph ka qenë Zëvendës-President i Shoqatës Gjuhësore të Amerikës në vitin 2018, ndërsa në vitin 2019 u zgjodh President i saj. [3] Ai ka qenë më parë President i Shoqatës së Amerikës së Veriut për Historinë e Shkencave Gjuhësore dhe aktualisht shërben si bashkëredaktor i Journal of Greek Linguistics . [4]

  1. ^ "Brian D. Joseph". Ohio State University. Marrë më 2019-04-16. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Brian Daniel Joseph – Curriculum Vitae" (PDF). Ohio State University. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 2019-04-14. Marrë më 2019-04-16. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Governance". Linguistic Society of America. Arkivuar nga origjinali më 16 prill 2019. Marrë më 2019-04-16. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Journal of Greek Linguistics: Overview[lidhje e vdekur], retrieved April 14, 2019.]

© MMXXIII Rich X Search. We shall prevail. All rights reserved. Rich X Search